BallinaLajmeKandidati i VV-së për asamble një nga të arrestuarit për kultivim të...

Kandidati i VV-së për asamble një nga të arrestuarit për kultivim të narkotikëve, e konfirmon kandidati për kryetar në Artanë

Të ngjajshme

Portieri 16-vjeçar që u shpall “Man of the Match”, tifozët dyshojnë për moshën e tij

Një fotografi është bërë virale së fundmi në rrjetet...

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam Altman krijonte kaos në OpenAI

Gjyqi i shumëpërfolur mes dy figurave të mëdha të...

Vdes Sheqir Ferizi, pjesëtar i Policisë së Kosovës

Ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sheqir...

Vjehrra rrah nusën në Lipjan, intervenon policia

Një rast i dhunës në familje është raportuar në...

Kandidati për kryetar të Komunës së Artanës, Abdyl Gashi e ka konfirmuar se kandidati për asamble i kësaj partie, Rinas Zeqiri është njëri nga të arrestuarit për mbjellje të narkotikëve.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rinas Zeqiri i është bashkuar partisë vetëm para një muaji.

“Rinasi i është bashkuar listës sonë vetëm para rreth një muaji, me iniciativë personale dhe dëshirë për të kontribuar. Ai nuk ka qenë më parë aktivist apo anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona”, ka shkruar Gashi. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Dua t’ju njoftoj se, sipas raportimeve në media, kandidati për Asamble komunale nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Rinas Zeqiri, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në mbjelljen e bimëve narkotike.

Rinasi i është bashkuar listës sonë vetëm para rreth një muaji, me iniciativë personale dhe dëshirë për të kontribuar. Ai nuk ka qenë më parë aktivist apo anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona.

Megjithatë, ne mirëpresim veprimin e Policisë së Kosovës dhe besojmë se drejtësia do të veprojë. Për këtë akt, kërkojmë përgjegjësi të plotë dhe të qartë nga çdo veprim i kundërligjshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz