BallinaLajmeRusia pretendon se ka bërë përparime në Donjeck

Rusia pretendon se ka bërë përparime në Donjeck

Të ngjajshme

Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejdukshëm, synon zgjedhjet në korrik

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim...

Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan

Ambasada e SHBA’së në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar...

Bayern një ”fantazmë” për PSG-në, statistikat e vërtetojnë këtë

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve. PSG...

Aksident me të lënduar afër QMF-së në Komoran (Video)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur...

Rusia tha më 23 gusht se forcat e saj në lindje të Ukrainës kanë marrë nën kontroll dy fshatra në rajonin e Donjeckut, duke rritur presionin në fushëbetejë, teksa udhëheqësit botërorë po tentojnë që të arrihet një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

Forcat ruse po përparojnë ngadalë në këtë rajon lindor të Ukrainës, duke iu afruar vijës kyç të mbrojtjes të Kievit.

Ministria ruse e Mbrojtjes shkroi në Telegram se forcat ruse kanë marrë nën kontroll fshatrat Sredenje dhe Kleban-Bik.

Marrja e Kleban-Bik do të shënonte një avancim të mëtejshëm drejt Kostiantinivkës – një qytet kyç i fortifikuar në rrugën për në Kramatorsk, ku ndodhet një bazë e madhe logjistike ukrainase.

Të premten, Rusia njoftoi se trupat e saj kishin marrë nën kontroll tri fshatra në rajonin e Donjeckut, rajon të cilin ajo pretendon ta ketë aneksuar në shtator të vitit 2022.

Përparimet e fundit ruse vijnë ndërsa shpresat për një samit mes presidentëve rus dhe ukrainas po zbehen – një zgjidhje që presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar si pjesë e përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund konfliktit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të premten se “nuk është planifikuar ndonjë takim”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se Rusia po përpiqej të zgjaste ofensivën.

Po të premten, Trump i tha gazetarëve se do të marrë një vendim “të rëndësishëm” brenda dy javësh mbi përpjekjet për paqe në Ukrainë, duke përmendur mundësinë që Moska të përballet me sanksione të masive, ose ai tha se mund të “mos bëj asgjë”./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz