back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeSulmet ndaj shoqërisë civile, Cakolli: Po bëhen nga VV – Tema me...

Sulmet ndaj shoqërisë civile, Cakolli: Po bëhen nga VV – Tema me Serbinë, oksigjeni i vetëm politik që u ka mbetur

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Eugen Cakoll nga radhët e KDI-së ka reaguar lidhur me sulmet ndaj Shoqërisë Civile, duke thënë se ato po bëhen nga eksponentë të VV-së.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se LVV e ndjen veten të dobët në argumente dhe gjuha ndaj shoqërisë civile, tregon një patriotizëm të rremë.

‘‘Sulmet e eksponentëve të LVV-së dhe falangave të tyre digjitale ndaj shoqërisë civile nuk janë të papritura. Çdo pushtet që e ndjen veten të dobët përballë argumenteve, e kthen debatin në fushatë linçimi. Akuzat ndaj shoqërisë civile si “mbrojtëse e Serbisë dhe kriminelëve të tyre” janë thjesht demagogji dhe patriotizëm i rremë’’, ka shkruar Cakolli.

Tutje, Cakolli ka treguar se figurat kryesore të LVV-së i kanë lartësuar dhe cituar publikisht, e madje i kanë ftuar në lista zgjedhore si front i përbashkët politik aktivistët e shoqërisë civile.

‘‘Ironia është se shoqëria civile përbëhet nga organizata dhe aktivistë që figurat kryesore të LVV-së deri dje i lartësonin dhe citonin publikisht, e madje i ftonin në lista zgjedhore si front i përbashkët politik. Këto sulme me gjasë do të vazhdojnë. Jo pse shoqëria civile ka ndryshuar kurs, por sepse për shumë prej tyre – sidomos këta të “zëshmit” – mbajtja gjallë e temave që disi ndërlidhen me Serbinë është oksigjeni i vetëm politik që u ka mbetur.  E po ua hoqe këtë kartë, për çfarë “suksesi” tjetër do t’i njihte publiku?’’, ka shkruar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz