back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeAbelard Tahiri: Vetëvendosje po propozon vetëm kandidatë me rekord të zi ndaj...

Abelard Tahiri: Vetëvendosje po propozon vetëm kandidatë me rekord të zi ndaj UÇK-së – e dimë kush është i radhës

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se deri më sot ka propozuar për kryetar të Kuvendit vetëm kandidatë me “rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

 Sipas tij, Albulena Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së miratuan ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000. Tahiri tha se kjo nënkupton se veteranët e UÇK-së mund të ndiqen edhe pas qershorit 1999, “pikërisht ashtu siç do Serbia”.

Ai kujtoi se Donika Shvarc “ka bërë hetime personale dhe ka dorëzuar dosje për krerët e UÇK-së pranë Gjykatës, duke u mburrur vetë me këtë veprim”.

Ndërsa Hekuran Murati, sipas Tahirit, “i ka përjashtuar nga paga minimale tri kategori të lavdishme të shoqërisë: veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së”.

Në fund, Tahiri shtoi me ironi: “Po m’duket se krejt pe dimë se kush do të jetë nesër kandidati i radhës.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz