back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeAKK: Qeveria vazhdon bllokimin e komunave

AKK: Qeveria vazhdon bllokimin e komunave

Të ngjajshme

PD dhe PL koordinojnë aksionin opozitar për shtatorin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...

KRU “Prishtina” ua mësyen borxhlinjve, bashkë me policinë

Inspektorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, me mbështetjen...

Pse vuani nga kapsllëku dhe ushqimet që do ju ndihmojnë për ta luftuar atë

Kapsllëku në pothuajse çdo lloj ushqimi ose t’i pini...

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar për bllokimin e xhirollogarive bankare të Komunës së Deçanit, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm.

Ky nuk është rast i izoluar, por dëshmi se qeveria po përdor mekanizmat institucionalë për të bllokuar funksionimin normal të komunave, ka thënë drejtori ekzekutiv Sazan Ibrahimi.

Gjatë një bisede telefonike me z. Bashkim Ramosaj, kryetarin e Komunës së Deçanit, AKK-ja është informuar se ky bllokim, përveç pasojave të drejtpërdrejta në shërbimet komunale, po perceptohet edhe si veprim politik, pasi ndodh ndaj një komune e cila udhëhiqet nga një parti që nuk është pjesë e pushtetit qendror. Këto veprime të nivelit qëndror po krijonë pasoja si në vijim:

Ndëshkojnë qytetarët, duke ua pamundësuar përfitimin nga shërbimet dhe investimet publike. Pengojnë realizimin e projekteve kapitale, sidomos në një vit zgjedhor lokal, kur komunat duhet të japin llogari para qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.

Shkelin parimin e barazisë dhe të vetëqeverisjes lokale, të garantuar nga Kushtetuta dhe Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Lokale.

Asociacioni i Komunave të Kosovës e konsideron këtë qasje të qeverisë si presion të papranueshëm ndaj pushtetit lokal, i cili rrezikon të minojë themelet e demokracisë lokale dhe të krijojë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen.

AKK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të heqë bllokimet dhe të garantojë funksionimin e lirë të komunave, në mënyrë që qytetarët të mos bëhen viktimë e këtyre veprimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz