back to top
Wednesday, October 8, 2025
BallinaLajme“E kemi njoftimin por jo aktgjykimin”, Kurti flet për aktgjykimin e Kushtetueses:...

“E kemi njoftimin por jo aktgjykimin”, Kurti flet për aktgjykimin e Kushtetueses: Gjithmonë i kemi respektuar, ndoshta duhet ta konsiderojmë çfarë të bëjmë…

Të ngjajshme

Cakolli: Gjasat janë të mëdha që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në...

Lufta në Gaza, Izraeli përgatitet të marrë pengjet

Një burim i njohur me detajet e negociatave në...

Gjermania instalon lazer në aeroportin e Mynihut për të mbrojtur nga dronët

Një instalim lazeri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut...

Wanda Nara me foto provokuese, shfaqet veç në të brendshme

Vetëm pak ditë më parë Wanda Nara trazoi rrjetin...
- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot është deklaruar për media në lidhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila thotë se kandidati i njëjtë për kryetar të Kuvendit mund të propozohet vetëm 3 herë.

Kurti ka thënë se i kanë respektuar të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si Kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i VV-së, nuk e kam respektuar. Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Kurti.

Ai ka thënë se ende nuk e kemi aktgjykimin por vetëm njoftimin.

“Edhe një herë po e ritheksoj që ne gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por kësaj radhe për dallim nga 26 qershori e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi aktgjykimin e plotë, i cili po vonohet, të cilin duhet ta lexojmë në tërësinë e tij. Më 26 qershor e kemi pasur në të njëjtën ditë njoftimin edhe aktgjykimin. Tash më 8 gusht e patëm njoftimin, por ja që ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por nuk është mirë që kemi këtë vonesë, por në bazë të njoftimit, në bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi në versionin e plotë që jemi duke e pritur dhe 26 qershorit të po kësaj përvoje të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz