BallinaShqiptareTentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet i riu në Durrës

Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet i riu në Durrës

Të ngjajshme

Bayern një ”fantazmë” për PSG-në, statistikat e vërtetojnë këtë

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve. PSG...

Aksident me të lënduar afër QMF-së në Komoran (Video)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur...

Ndihmësi i Arne Slot, pritet të largohet nga Liverpuli

Liverpuli pritet të merr edhe një goditje tjetër gjatë...

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Policia bën me dije se Benard Shkajoti, pas një konflikti për motive të dobëta fyerje dhe ofendime, tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Gjithashtu Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se Shkajoti po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu edhe automjeti i është sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të vriste me makinë komshiun e tij, vihet në pranga 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), ky shtetas tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Vihet në pranga shtetasi Benard Shkajoti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz