back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeTrump flet me Lukashenkon në telefon para takimit me Putinin, e quan...

Trump flet me Lukashenkon në telefon para takimit me Putinin, e quan “president shumë të respektuar”

Të ngjajshme

Rreth 200 gazetarë presin me orë në autobusë për samitin Trump–Putin në Alaskë

Kur ora në Alaskë shënon 05:30 e mëngjesit, gazetarët...

Sami Lushtaku prezanton listën e kandidatëve të PDK-së për Kuvendin Komunal në Skenderaj

Sami Lushtaku, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për...

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pasiten e sotme...

Liverpool një hap më afër marrëveshjes për Alexander Isak

Liverpool ka marrë një shtysë të madhe në garën...

Takimi fillon në ajër, Trump dhe Putin do të takohen në aeroplan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të mirëpresë homologun...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në telefon me një aleat të ngushtë global të Vladimir Putinit — Alexander Lukashenko, presidentin e Bjellorusisë — para samitit të tij me liderin rus në Alaskë.

Trump shkroi në Truth Social se kishte folur me të ndërsa ishte në rrugë për në Anchorage për samitin.

“Pata një bisedë të mrekullueshme me Presidentin shumë të respektuar të Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko”, shkroi Trump, duke thënë se qëllimi i telefonatës ishte ta falënderonte atë për lirimin e një të burgosuri, shkruan CNN. transmeton Gazeta Express.

“Diskutuam shumë tema, përfshirë vizitën e Presidentit Putin në Alaska,” shkroi Trump.

“Pres me padurim të takohem me Presidentin Lukashenko në të ardhmen. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”.

Lukashenko është një aleat i ngushtë i Putinit dhe ata janë afruar më shumë mes luftës në Ukrainë. Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës në vitin 2022 u nis pjesërisht nga territori bjellorus dhe Putin ka vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

CNN shkruan se biseda e Trump të premten me Lukashenkon është e rëndësishme për kohën e saj. Mund të jetë një nga bisedat e fundit që Trump ka me një udhëheqës tjetër botëror përpara se të ulet në tavolinë me Vladimir Putin më vonë sot.

Edhe të mërkurën, Trump iu bashkua një samiti virtual të liderëve europianë dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar mbi bisedimet e së premtes. Takimi, i organizuar nga kancelari i Gjermanisë, ishte një përpjekje për t’i hyrë në vesh Trumpit dhe për të përcjellë qëndrimin e Europës pak para samitit.

Por Lukashenko – një udhëheqës i fortë nën sanksione të rënda amerikane, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994 – padyshim ofroi një këndvështrim të ndryshëm. Ndonjëherë i referuar si “diktatori i fundit i Europës”, ai ka thënë se nuk ka keqardhje që lejoi Rusinë të përdorte vendin e tij për të pushtuar Ukrainën.

Dhe e ka quajtur Putinin “vëllain e tij më të madh”.

Me Trumpin, shpesh ka një garë për të qenë personi i fundit që flet me të para një vendimi të madh. Kjo i jep një shkallë rëndësie telefonatës së tij me Lukashenkon në orët para se të ulet me Putinin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz