back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeGazetari thumbon Rilind Gërvallën: Dështaka, ku janë pagat?

Gazetari thumbon Rilind Gërvallën: Dështaka, ku janë pagat?

Të ngjajshme

Gazetari i RTK-së, Fisnik Derguti, ka reaguar ashpër ndaj drejtuesve të televizionit publik për vonesat e pagave ndaj punëtorëve. Në një postim në Facebook, ai ka kritikuar ata që janë përgjegjës për gjetjen e zgjidhjeve, duke i akuzuar për mungesë transparence dhe papërgjegjësi.

“Paramendojeni ata që janë të thirrur për të gjetur zgjidhje, janë të zënë për ta gjetur njëherë fajtorin duke mos i dhënë asnjë sqarim punëtorëve për pagat. Kanë punë njëherë me njëri-tjetrin, tani vakti i vjen punëtorëve. Papërgjegjësi e skajshme. Ku janë pagat e punëtorëve?”, shkroi Derguti në Facebook.

Reagimi i tij erdhi një ditë pas postimit të drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili përmes një shkrimi të gjatë kishte adresuar gjendjen financiare të transmetuesit publik, duke theksuar se vonesat e pagave janë pasojë e një krize të thellë strukturore dhe politike që e ka ndjekur RTK-në për më shumë se një dekadë, raporton lajmi.net

“Si punëtor me përvojë 25 vjeçare ne RTK mund të konstatoj se për më shumë se dhjetë vjet, Radio Televizioni i Kosovës po mbijeton në një krizë financiare të vazhdueshme. Edhe pse RTK ka buxhet të ndarë, punetorë me kontrata ligjore, rrogat janë vonuar tash e 13 ditë, por nuk janë ndaluar sikurse po tentojnë ta paraqesin mediat hibride të cilat mbajnë punonjës pa paga, pa kontrata, ua ndajnë rrogat në këste e ju kanë borxh punëtorëve, nuk ua japin shujtën e as pushimet zyrtare sipas ligjit, e mos të flasim për punët jashtë orarit, natën apo fundjavave. Ato nuk i marrin. Ky nuk është më një lajm i ri, por një simptomë e një sëmundjeje shumë më të thellë: kapjes politike dhe dështimeve të disa pushtetarëve në Kosovë”, shkroi ai.

Sipas Gërvallës, RTK po përballet me vështirësi financiare kronike, pavarësisht buxhetit të ndarë dhe kontratave të rregullta të punës për punonjësit. Ai i quajti të pabaza akuzat e disa mediave se pagat janë ndalur plotësisht, duke thënë se ato janë vetëm të vonuara.

“Ky nuk është më një lajm i ri, por një simptomë e një sëmundjeje shumë më të thellë: kapjes politike dhe dështimeve të disa pushtetarëve në Kosovë”, shkruante Gërvalla, ndër të tjera.

Ai fajësoi politizimin, ndërhyrjet nga jashtë dhe menaxhimin joprofesional ndër vite, për gjendjen aktuale në RTK, duke shtuar se edhe sindikata është e fragmentuar dhe e paaftë për të mbrojtur interesat e punëtorëve.

Në fund, Gërvalla shprehu bindjen se reforma të sinqerta dhe mbështetje e qëndrueshme financiare mund ta nxjerrin RTK-në nga kriza, duke theksuar se një RTK funksionale është jetike për informimin publik dhe mbrojtjen nga dezinformimi.

“Megjithëse situata është e rëndë, ndryshimi është i mundur. Reformat e sinqerta, zgjedhja e bordeve mbi bazë merite, transparenca financiare dhe mbështetja e qëndrueshme buxhetore mund ta nxjerrin RTK-në nga kriza. Një RTK e fortë është në interes të çdo qytetari — dhe është themel i një Kosove më të qëndrueshme dhe më të sigurtë”, tha ai.

Gjithashtu edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur thellësisht i shqetësuar që 700 punëtorët e RTK-së vazhdojnë të mbesin pa pagë për muajin korrik.

Nga AGK-ja thonë se janë të brengosur për mirëqenien ekonomike të gjithë kolegëve, që nuk janë paguar për punën e tyre, e që vazhdojnë ta kryejnë edhe gjatë muajit gusht.

“AGK-ja e fton Menaxhmentin e RTK-së që të intensifikojë përpjekjet për të siguruar buxhetin, dhe të jetë transparent për veprimet e veta me të punësuarit e RTK-së. AGK-ja e sheh mosalokimin e buxhetit për pjesën e dytë të vitit për RTK-në, si formë të presionit të shtuar politik ndaj Transmetuesit Publik nga ana e Qeverisë në detyrë Kurti”, thuhet në reagim./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz