BallinaLajmeBehrami: Diplomacia serbe s’ka pse të jetë aktive, Gërvalla ia bëri terrenin...

Behrami: Diplomacia serbe s’ka pse të jetë aktive, Gërvalla ia bëri terrenin e gatshëm

Të ngjajshme

Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, i ftuar...

Sot zhvillohet derbi i madh kosovar, Gjilani-Drita

Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre përballje...

Skuadra shqiptare e përjashton ish-lojtarin e Ballkanit, dyshohet se shkaktoi qëllimisht penallti!

Skuadra e njohur shqiptare, Flamurtari ka përjashtuar kapitenin e...

Arbeloa: Rudigeri është shembull për futbollistët e rinj

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, e ka mbrojtur...

Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka pohuar se ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, i ka bërë favor Serbisë me veprimet e saj.

 

“Këta po thonë që ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po, qysh maten marrëdhëniet? Marrëdhëniet maten edhe me prezencën tane diplomatike. Derisa Shtetet e Bashkuara të Ameirkës kanë qindra diplomatë këtu, ne e kemi një grusht diplomatësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa Serbia i ka 40-50 diplomatë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Behrami në Edicionin Special të Klan Kosovës.

 

“E kemi Procesin në Hagë ku janë duke u gjyku krerët e UÇK-së. Kosova ka dy-tre diplomatë, Serbia ka 20-30 diplomatë, sepse investon në narracionin kundër UÇK-së, dhe këtu e kemi një ministrie e cila në fakt gjatë gjithë kohës i ka ndihmu këtij narracionit kundër UÇK-së”.

“Në këto pesë vjet diplomacia serbe nuk ka pasur pesë të jetë aktive se këtë punë e ka bërë Donika Gërvalla për mrekulli”, tha ai duke pohuar se ajo “ia ka shtruar terrenin Serbisë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz