back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeKatërvjeçari që u godit për vdekje nga një automjet në Zvicër, varroset...

Katërvjeçari që u godit për vdekje nga një automjet në Zvicër, varroset sot në Fortesë të Rahovecit

Të ngjajshme

Katërvjeçari Lean Popaj, do të varroset sot në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Ceremonia mortore për vogëlushin do të zhvillohet në fshatin Fortesë të Rahovecit, me fillim nga ora 13:00.

Ai e humbi jetën të hënën, si pasojë e një aksidenti tragjik në Zvicër, teksa vogëlushi u godit për vdekje nga një furgon në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Popaj, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje të rëndë. U prehtë në paqe engjëlli i vogël!”, thuhet në njoftimin e fshatit Fortesë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz