back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeHetimet ndaj Mefail Shkodrës- këta janë zyrtarët policorë që u rekomandua të...

Hetimet ndaj Mefail Shkodrës- këta janë zyrtarët policorë që u rekomandua të suspendohen

Të ngjajshme

Kurti pa qëndrim të prerë për vendimin e Kushtetueses: Duhet ta presim aktgjykimin e plotë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk shprehu qëndrim të...

Bajrami: LVV-ja i ka dy forma për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

LDK-ja ka konfirmuar se do të marrin pjesë në...

Qemajl Aliu publikon videon e Shtimes së transformuar: Vazhdojmë me projekte të mëdha

Kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu ka publikuar...

KQZ certifikon grupin e parë me 10 subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e certifikimit...

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë, prej tyre një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në  Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan.

Ndaj të njëjtëve ka filluar edhe hetimi nëse ka pasur ndonjë lëshim apo përfshirjeje të mundshme në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

“Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Gjilan është duke zhvilluar hetime penale paraprake ndaj të lartcekurve lidhur me dyshime për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale”, thuhet në njoftim.

Lajmi.net, mëson se bëhet fjalë për Metush Arifi- Njsia e Reagimit të Shpejtë, Ardian Arifi, hetues i krimeve të rënda. si dhe Bekim Sabedini- me gradën Rreshter.

Po ashtu sot gjatë ditës ministri i Punëve të  Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Shkodrës.

“Në çdo deklarim publik dhe në çdo takim me mekanizmat që drejtoj, kam theksuar dhe kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vendin tonë. Vazhdoj të jem i pakompromis në këtë drejtim dhe mbështes çdo formë të koordinimit ndërinstitucional që siguron institucione kredibile, të besueshme dhe plotësisht në shërbim të qytetarëve tanë”, thekson ndër tjera Sveçla. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit