back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditE braktisi Tottenhamin, kjo është skuadra e re e Son

E braktisi Tottenhamin, kjo është skuadra e re e Son

Të ngjajshme

Në Klinë u dërgua pa shenja jete një foshnje në spital, rasti nën hetime

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në spital...

Fluks i bashkatdhetarëve, ankesa për vonesa në Mal të Zi

Në kufirin Kosovë-Shqipëri këto ditë është arritur piku i...

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në aksin Fier- Patos

Një vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët...

Dërgohet në spital Uli Hoeness

Është dërguar në spitali legjenda dhe ish-presidenti i Bayern...

Superylli koreano-jugor Heung-min Son ka marrë vendimin për të mbyllur aventurën e tij në Evropë dhe për të vazhduar karrierën në Major League Soccer.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Son ka arritur marrëveshje personale me Los Angeles FC (LAFC) dhe negociatat janë në fazën përfundimtare.

Nga North London në Los Angeles, ylli i Tottenham Hotspur e ka bërë tashmë të ditur vendimin për të lënë klubin londinez pas shumë vitesh suksesi dhe besnikërie.

Kalimi i tij në MLS pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Ky është një hap i madh për futbollin amerikan, i cili po vazhdon të tërheqë emra të mëdhenj të futbollit botëror pas transferimeve të profilit të lartë si Lionel Messi, Luis Suárez dhe tani, Heung-min Son.

Detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë publike, por mësohet se kontrata do ta lidhë Son me klubin kalifornian deri në vitin 2028. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit