back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditNga mungesa e ushqimit, vajza 9-vjeçare nga Gaza mbetet e palëvizshme

Nga mungesa e ushqimit, vajza 9-vjeçare nga Gaza mbetet e palëvizshme

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Merjem Abdulaziz Mahmud Davas, një vajzë vetëm 9-vjeçare nga Qyteti i Gazës, është kthyer në simbol të tragjedisë humanitare që po përjeton populli palestinez për shkak të luftës dhe bllokadës izraelite.

Ajo nuk mund të ecë më, pasi është rënduar nga pasojat e kequshqyerjes ekstreme.

Para se të niste ofensiva në Gaza, Merjemja peshonte 25 kilogramë. Tani, ajo peshon vetëm 10. Sipas mjekëve, vajza nuk vuan nga ndonjë sëmundje të organeve – gjendja e saj është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së ushqimit dhe kushteve të mjerueshme ku ndodhet.

Ajo dhe familja e saj janë strehuar në një qendër për të zhvendosurit në qendër të qytetit, pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga bombardimet.

Familja ka kërkuar ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare që Merjemja të evakuohet urgjentisht për trajtim jashtë Gazës dhe t’i sigurohet ushqim i përshtatshëm për të mbijetuar.

Ndërkohë, situata në Rripin e Gazës po përkeqësohet çdo ditë – me mijëra fëmijë të tjerë që rrezikojnë të kenë një fat të ngjashëm me të.

Të Fundit

Sport

ShowBiz