back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​Çmimet e naftës bien nën 70 dollarë, tarifat amerikane në fokus

​Çmimet e naftës bien nën 70 dollarë, tarifat amerikane në fokus

Të ngjajshme

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e...

Europa e prekur këtë verë nga thatësira rekord

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në...

Çmimet e naftës ranë nën 70 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot, ndërsa investitorët ishin të shqetësuar për valën e paralajmëruar të tarifave amerikane, duke nxitur frikën se kjo mund të ngadalësojë ekonominë globale dhe kërkesën për energji.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie për dorëzim në tetor ishte 1.90 dollarë më i ulët se në mbylljen e djeshme të tregtimit, në 69.80 dollarë. Tregtia e fuçive për dorëzim në shtator përfundoi të enjten. Në tregun amerikan, një fuçi u tregtua 1.77 dollarë më poshtë sot, në 67.49 dollarë.

Tregjet u përqendruan në valën e re të paralajmëruar të tarifave amerikane në fund të javës.

Urdhri ekzekutiv i presidentit të SHBA-së Donald Trump vendos tarifa për mallrat nga 69 partnerë tregtarë që variojnë nga 10-41 për qind. Kjo do ta rriste tarifën mesatare amerikane, sipas llogaritjeve të analistëve në Capital Economics, nga 2.3 për qind më 2024 në rreth 18 për qind.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) tha se një shportë me naftë bruto të vendeve anëtare u rrit me 40 centë në 75.34 dollarë për fuçi të enjten.

- Advertisement -

Të Fundit