back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArben Gashi i LDK-së godet Gjykatën Speciale që po shërbehet me materiale...

Arben Gashi i LDK-së godet Gjykatën Speciale që po shërbehet me materiale nga Serbia: Shkelje e rëndë, Kuvendi të veprojë

Të ngjajshme

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se marrja e materialeve të prodhuara nga institucionet e Serbisë nga ana e Gjykatës Speciale është shkelje e rëndë e së drejtës për gjykim të drejtë e të paanshëm, shkruan Express.

“Të përdoren këto dokumente si “prova” në gjykata kundër qytetarëve të Kosovës është jo vetëm kundër drejtësisë, por edhe kundër çdo parimi themelor të shtetit ligjor dhe të së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Gashi.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerr ligj të posaçëm që ndalon përdorimin e materialve të prodhuara nga Serbia dhe që të amandamentojë Ligjin për Gjykatën Speciale nëse është e nevojshme.

Postimi i plotë:

Drejtësi, jo farsë!

Marrja dhe përdorimi i materialeve të prodhuara nga institucionet represive të ish-Jugosllavisë dhe më vonë të Serbisë si prova në Dhomat e Specializuara, përbën shkelje të rëndë të të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Këto materiale janë të fabrikuara nga një regjim kriminal, gjenocidal, i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi — regjim që ka ushtruar dhunë sistematike, gjenocid dhe spastrime etnike në Kosovë dhe rajon. Të përdoren këto dokumente si “prova” në gjykata kundër qytetarëve të Kosovës është jo vetëm kundër drejtësisë, por edhe kundër çdo parimi themelor të shtetit ligjor dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Kosova ka pasur dhe ka institucione ndërkombëtare të pranishme në terren që kanë hetuar krimet e luftës, përfshirë:

 • Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY),

 • Misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK),

 • si dhe EULEX-in, misionin e BE-së për sundimin e ligjit.

Këto institucione kanë pasur qasje të drejtpërdrejtë në vendin e ngjarjes, kanë hetuar me standarde ndërkombëtare dhe kanë ndërtuar dosje të besueshme. Prandaj, përdorimi i dokumenteve të prodhuara nga aparati shtetëror serb është i papranueshëm dhe cenon rëndë integritetin e drejtësisë në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësi të veprojë!

 • Të nxjerrë një ligj të posaçëm që ndalon përdorimin e materialeve të prodhuara nga institucionet represive të Serbisë si prova në gjykatat vendore apo ndërkombëtare që kanë juridiksion mbi Kosovën.

 • Të amandamentojë Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe, nëse është e nevojshme, Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale.

Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo për drejtësi të manipuluar dhe të eksportuar nga Beogradi.

- Advertisement -

Të Fundit