back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditFamiljarët duan burg të përjetshëm për Pleskoviq, avokati: Absurde, u gjykua me...

Familjarët duan burg të përjetshëm për Pleskoviq, avokati: Absurde, u gjykua me ligj të Jugosllavisë, ishte në grupin e Arkanit

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Familjarët e viktimave, për vrasjen e të cilëve u dënua sot me 15 vjet burg, Millosh Pleskoviq, janë shprehur të pakënaqur me lartësinë e dënimit që e ka caktuar Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Ai mi ka mbyt vllaznit e mi. Pak është Gjykata. Duhet përjetë. Ai mi ka masakru vllaznit”, ka thënë motra e viktimave.

Ndërsa avokati Gent Gjini ka thënë se ky kriminel lufte, Millosh Pleskoviq, është gjykuar me ligjin e Jugosllavisë.

“Ky dënim është shumë pak, në raport me masakrat. Zonjës ia ka masakru dy fëmijë binjak. Ua ka pre gjymtyrët. Janë faktet. Gjykata e ka dënu shumë pak me ligje të Jugosllavisë”, ka thënë avokati Gjini.

Avokati Gjini tutje ka thënë se Pleskoviq ka qenë pjesë e “Beretave të Kuqe” të kriminelit serb Arkan.

“Për herë të parë po gjykohet një anëtar i Arkanoviqëve e Beretave të Kuqe”, ka thënë avokati nga Prizreni.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb, më 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për në malin e tyre viktimat R.D., B.D., F.B., së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, fillimisht janë ndalë papritmas nga grupi i armatosur serb, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe, e që në mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.

- Advertisement -

Të Fundit