back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditIKSHPK del me një listë udhëzimesh për qytetarët si të menaxhojnë temperaturat...

IKSHPK del me një listë udhëzimesh për qytetarët si të menaxhojnë temperaturat e larta

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Sot temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë derisa e shtuna pritet të prekë kulmin e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin.

Për këtë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një listë udhëzimesh për qytetarët se si të mbrohen nga këto temperatura dhe të qëndrojnë më të sigurt.

“Vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme. Periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres në trup dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”, paralajmëron IKSHPK.

IKSHPK bëri thirrje për hidratim sa më të shumtë, ndërsa lëshoi paralajmërime për grupet më të cenueshme, përfshirë fëmijët që tha se duhet të ruhen nga ekspozimi në diell dhe të mos lihen kurrë në automjete të parkuara.

Njoftimi i plotë:

Udhëzime për mbrojtje nga të nxehtit dhe temperaturat e larta

 Vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme. Periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres në trup dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtësisë.

 Veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur:

•  Qëndroni larg të nxehtit: Shmangni daljet dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta. Qëndroni në hije dhe kaloni 2-3 orë në një vend të freskët.

•  Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar: Përdorni veshje të lehta (pambuku), bëni dush të freskët, lagni lëkurën dhe pini ujë rregullisht (1 gotë/orë – 2-3 litra/ditë).

•  Mbajeni shtëpinë të freskët: Ajroseni gjatë natës kur jashtë është më freskët. Ditën mbyllni dritaret dhe përdorni perde për të penguar rrezet e diellit.

 Kujdesi për grupet e cenueshme:

• Për të moshuarit mbi 65 vjeç: Kontaktoni rregullisht sidomos ata me sëmundje kronike, paaftësi apo që jetojnë vetëm.

• Për fëmijët:  Mos i lini kurrë në automjete të parkuara. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta (10:00–17:00).

 Në rast emergjence: Kontaktoni mjekun më të afërt ose telefononi 194.

Të Fundit

Sport

ShowBiz