back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditVazhdon vala ekstreme e të nxehtit – sot temperaturat arrijnë deri në...

Vazhdon vala ekstreme e të nxehtit – sot temperaturat arrijnë deri në 44°C

Të ngjajshme

Nënës së Adrianos i vjedhin para përmes inteligjencës artificiale, “Perandori” u jep ultimatum hajnave

Ish-futbollisti brazilian Adriano, i njohur ndryshe si “Perandori”, e...

KQZ: 27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë...

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Pas një dite jashtëzakonisht të nxehtë, ku të premten, më 25 korrik 2025, u thye rekordi i temperaturës më të lartë ndonjëherë të regjistruar në Kosovë – me 42.5°C të shënuara në Klinë – sot pritet të vazhdojë vala ekstreme e të nxehtit.

Parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdites, për shkak të paqëndrueshmërisë së theksuar atmosferike, do të ketë zhvillime konvektive të vranësirave, veçanërisht në jug të vendit, të cilat mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, njoton MeteoKosova.

Nën ndikimin e pluhurit saharian, reshjet mund të marrin formën e shiut me baltë, një fenomen i zakonshëm kur uji bie përmes shtresave ajrore të ngarkuara me pluhur.

Era do të fryjë me drejtime të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në zonat me zhvillime të theksuara, me shpejtësi prej 20-60 km/h.

Temperaturat do të mbeten ekstremisht të larta, me minimale që do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 39 deri në 43 apo edhe 44°C – me ç’rast pritet që të thyhet sërish rekordi historik i të nxehtit në vend.

Të Fundit

Sport

ShowBiz