back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditSot organizohen aktiviteteve në shënim të 14-vjetorit të rënies së Enver Zymerit

Sot organizohen aktiviteteve në shënim të 14-vjetorit të rënies së Enver Zymerit

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Nën përkujdesjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, organizohen aktivitete për shënimin e katërmbëdhjetëvjetorit të rënies së heroit Enver Zymerit dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës:

Ora tetë – Vizita te familja e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed Lika. (Familja Lika – në Kaçanik. Pjesëmarrës drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha dhe menaxhmenti i PK-së)

Ora nëntë – Homazhe shtetërore. (Lapidari i Policëve të rënë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

Ora dhjetë – Homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

Ora dhjetë e pesëmbëdhjetë – Vizitë në familjen e Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

Ora dhjetë e dyzetepesë – Homazhe te varri i Heroit Enver Zymeri. (Dubovc, Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet të larta shtetërore)

Ora njëmbëdhjetë e tridhjetë – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri. (Familja e Heroit Enver Zymeri– në Vushtrri. Pjesëmarrës personalitetet e larta shtetërore)

Ora dymbëdhjetë e tridhjetë – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri. (Varage – Zubin Potok, pjesëmarrës: personalitetet e larta shtetërore)

Në shënim të katërmbëdhjetëvjetorit të rënies së Hero Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kajak. Marshutat e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok.

Ora shtatëmbëdhjetë – Ceremonia e pritjes së marshuesve në Qendrën për trajnim për kërkim-shpëtim “Berim”, Zubin Potok- Ujman.

Të Fundit

Sport

ShowBiz