back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Ai është adresa” – Abrashi thirrje militantëve t’i sulen Gurit të LDK-së...

“Ai është adresa” – Abrashi thirrje militantëve t’i sulen Gurit të LDK-së pas konfliktit verbal të një qytetari me Fitore Pacollin

Të ngjajshme

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Kurti në takim me Hargreaves, pajtohen për krijim të shpejt të institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Paris Guri, duke e bërë atë përgjegjës për një përplasje verbale që ndodhi më herët mes një veterani të UÇK-së dhe deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi e quajti Gurin “deputet adoleshent” dhe u shpreh se ai është burimi i sulmit ndaj Pacollit.

“Sulmi i sotshëm ndaj Fitore Pacollit vjen direkt nga linçimi pa asnjë fakt i deputetit adoleshent të LDK-së. Ai është adresa,” shkroi Abrashi, transmeton lajmi.net

Ngjarja ka ndodhur pas një tensioni verbal mes një veterani të UÇK-së dhe deputetes Fitore Pacolli, për të cilin Abrashi e fajësoi publikisht deputetin Guri.

Kujtojmë se në seancën e sotme deputeti, Guri e kishte te veshur bluzën e bardhë me mbishkrimin “Oj Fitore, a i ke kthy 252 mije eurot”./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz