back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditE 53-ta e vërteta? Nesër “mundësia” e fundit për konstituim të Kuvendit

E 53-ta e vërteta? Nesër “mundësia” e fundit për konstituim të Kuvendit

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

As në përpjekjen e 52-të, sot deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, rëndom si herat e kaluara, ua ndërpreu fjalën deputetes së PDK-së Vlora Çitakut, deputetes së LDK-së Hykmete Bajramit, dhe deputetes së AAK-së, Time Kadrijajt.

Seanca e radhës është nesër, në të fundit tentativë për konstituim, para hyrjes në fuqi të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, që më 27 qershor u dha kohë deputetëve 30 ditë për të konstituuar Kuvendin, shkruan IndeksOnline.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë kompromis për votimin e kryekuvendarit dhe procedimin me formim të institucioneve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz