back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRohde: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është si një “karton i kuq” për...

Rohde: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është si një “karton i kuq” për Parlamentin – klasa politike po e zhgënjen popullin

Të ngjajshme

Vatra të reja zjarri në Podujevë, angazhohet edhe FSK-ja

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po...

U trafikuan 6 tonë kokainë me vlerë 411 milionë euro/ SPAK-u me aksion anti-drogë

SPAK-u ka ndërmarrë një tjetër operacion kundër trafikimit të...

Marshohet me motoçikleta për nder të Enver Zymberit

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 14-vjetorit të...

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese si një sinjal të fortë për krizën politike në vend.

“Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese. Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit, mund të themi si një karton i kuq, sepse po e pezullon Parlamentin që të marrë vendime,” deklaroi Rohde, transmeton lajmi.net

Deklarata e tij vjen në ditën kur Kuvendi i Kosovës dështoi për herë të 52-të të konstituohet, përkundër afateve të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Më 24 korrik 2025, Kushtetuesja publikoi një masë të përkohshme, duke ndaluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të zgjedhur lidhur me seancën konstituive, nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Ky vendim u mor pas kërkesave të dorëzuara nga PDK dhe LDK, të cilat kontestuan kushtetutshmërinë e votimit për formimin e Komisionit për votim të fshehtë në seancën e 29 qershorit.

Ndërkohë, vazhdimi i 51-të i seancës konstituive, më 23 korrik, u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari pa hedhur në votim formimin e komisionit, duke vendosur që 25 korriku të jetë data e vazhdimit të radhës – që gjithashtu dështoi.

Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi më 26 qershor, kishte detyruar deputetët që ta përmbyllin procesin e konstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor, përkatësisht deri më 26 korrik 2025./lajmi.net

- Advertisement -

Të Fundit