BallinaLajmePërplasja Trump-Musk rrit frikën për shkurtimet e buxhetit të NASA-s

Përplasja Trump-Musk rrit frikën për shkurtimet e buxhetit të NASA-s

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Përplasja midis Donald Trump dhe Elon Musk mbi një projektligj të madh shpenzimesh ka përkeqësuar pasigurinë mbi të ardhmen e buxhetit të NASA-s.

Agjencia hapësinore ka publikuar kërkesën e saj për buxhet drejtuar Kongresit, e cila do të shihte financimin për projektet shkencore të shkurtuar me gati përgjysmë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dyzet misione shkencore, të cilat janë në zhvillim ose tashmë në hapësirë, pritet të pezullohen.

Presidenti ka kërcënuar të tërheqë kontratat federale me kompaninë e Musk, Space X.

Nasa mbështetet në flotën e raketave Falcon 9 të firmës për të furnizuar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor me ekuipazh dhe furnizime.

Agjencia hapësinore gjithashtu pret të përdorë raketën e saj Starship për të dërguar astronautë në Hënë dhe përfundimisht në Mars pasi të jetë zhvilluar.

Dr. Simeon Barber, një shkencëtar hapësinor në Open Universitety, tha se pasiguria po kishte një “ndikim të frikshëm” në programin hapësinor njerëzor.

“Përplasjet e habitshme, vendimet e nxituara dhe kthesat që kemi parë javën e fundit minojnë vetë themelet mbi të cilat ndërtojmë ambiciet tona”.

“Shkenca dhe eksplorimi i hapësirës mbështeten në planifikimin dhe bashkëpunimin afatgjatë midis qeverisë, kompanive dhe institucioneve akademike”.

Dhe përveç përplasjes midis Presidentit dhe Musk, ekziston edhe shqetësimi për shkurtimet e thella të kërkuara nga Shtëpia e Bardhë në buxhetin e NASA-s.

Të gjithë sektorët janë caktuar për kursime, përveç një përpjekjeje për të dërguar astronautë në Mars, e cila ka marrë një “nxitje” prej 100 milionë dollarësh. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz