back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeSylvinho tregon se çfarë u tha lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas...

Sylvinho tregon se çfarë u tha lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas barazimit ndaj Serbisë

Të ngjajshme

Ademi takohet me Gianni Infantinon në Doha, flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Ekipi që po bën histori në Itali, po ia del edhe pa trajner dhe pa “lekë”

Ekipi më i mirë në Ligën Italiane, Trapani Shark...

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin 0-0 ndaj Serbisë, por tha se është shumë i lumtur me performanën e skuadrës.

Ballafaqimin e sotëm ndaj Serbisë, Sylvinho e quajti si një nga ndeshjet më të mira në dy vitet e fundit.

“Mendoj që kemi sulmuar shumë, pasi kemi luajtur me tre sulmues. Kishim një ekuilibër në skuadër dhe kemi bërë performancë shumë të mirë”.

“Broja luajti në limitet e tij por ishte i lodhur pasi ka kohë që nuk luan. Pak a shumë edhe për Shehun i cili po ashtu ishte shumë i lodhur por erdhi tek ne pasi kishte luajtur të dielën dhe po ashtu ka luajtur gjatë gjithë sezonit, 40 ndeshje”, tha Sylvinho, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se Shqipëria sonte shumë më tepër pasi tha se e kanë përgatitur ndeshjen shumë mirë në aspektin teknik, taktik dhe psikologjik.

“I kam uruar lojtarët, jam shumë krenar për ta. Kemi bërë një ndeshje shumë serioze por i tillë është futbolli. Kemi merituar shumë më tepër por jam shumë krenar për të gjithë lojtarët”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz