back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditDebutimi në Bundesliga dhe futet në histori të Hannoverit, Sylejmani: Nuk dëgjoja...

Debutimi në Bundesliga dhe futet në histori të Hannoverit, Sylejmani: Nuk dëgjoja fare në minutat e para

Të ngjajshme

Në Prishtinë djali rrah babanë, përfundon në Polici

Policia ka pranuar raport se pas një mosmarrëveshjeje familjare,...

Roma ka gati “dy bomba” në orët e fundit të afatit kalimtar

Roma dëshiron të bëjë disa goditje të mëdha pak...

Arrestohet një person në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarit policor

Një person mashkull kosovar është arrestuar në rrugën “Fehmi...

Valmir Sylejmani ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Lojtari shqiptar që do të luajë për Alemania Aachen ka bërë disa rrëfime interesante, mes tyre edhe si debutoi në Bundesliga me Hannoverin.

“Që 10 vjet apo 11 vjet i ka, pas lojës kemi pas një festë me klubin në dimër që janë Krishtlindjet. Menaxheri i ekipit e kishte thirr restorantin dhe u kishte thënë anulone se ishim duke humbur 3-0”, ka rrëfyer Sylejmani.

“Hyri ai në pjesën e dytë dhe bëri asistim, ndërsa unë hyra në minutën e 75-të. Ishte si në film, pasi ishin 50 mijë tifozë por unë nuk e dëgjoja zhurmën hiq”.

“Kisha shumë emocione dhe e bëra një faull (pa nevojë) dhe mu afrua bashkëlojtari, një danez i fuqishëm dhe më ta: ‘Çfarë je duke bërë?’. Dhe unë i kërkova falje”.

“Ishte Salif Sane që lëshoi topin tek unë dhe unë e pash Diouf, e lëshova topin tek ai dhe rezultati u bë 2-3…”, vazhdon rrëfimin e tij Sylejmani.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz