back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeBislimi pyetet në Gjermani me “cilët partnerë” do ta tejkaloni bllokadën, thotë...

Bislimi pyetet në Gjermani me “cilët partnerë” do ta tejkaloni bllokadën, thotë “nuk ka nevojë për partnerë”

Të ngjajshme

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi thotë se nuk ka krizë në Kosovë, ndërsa vendi pret vazhdimin e 23-të të seancës konstituive e cila po ndërpritet çdo dy ditë, pasi Lëvizja Vetëvendosje, e cila po insiston në zgjedhjen e Ablulena Haxhiut kryeparlamentare, nuk i ka votat e nevojshme për ta bërë këtë.

Bislimi u pyet nga Deutsche Welle në Adelheid Feilcke në Aachen të Gjermanisë se me cilët partnerë do ta tejkalojnë bllokadën, ndërsa tha se për këtë “nuk ka nevojë për partnerë”.

“Ne në fakt nuk kemi krizë qeveritare. Qeveria është në detyrë. Ajo po pret Qeverinë e re që do të jetë pak a shumë me përbërje të ngjashme me atë të vjetrën. Ajo ku për momentin kemi ngecur është te konstituimi i Parlamentit, për të cilin si duket ka interesim të disa subjekteve politike që ta bllokojnë, duke paraqitur kërkesa që janë të pakuptimta dhe nuk i ndihmojnë shëndetit të demokracisë në Kosovë”, tha ai.

Pasi u pyet se “kush janë partnerët e preferuar” të LVV-së “për ta tejkaluar bllokimin”, Bislimi u shpreh kështu: “Tash Kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”.

“Të gjithë bashkë e konstituojmë Parlamentin”, tha ai.

LVV-ja, sipas tij, po e bën pjesën e saj, duke dhënë propozimin.

‘Ajo çka kërkohet nga kjo fazë është që subjekti ta bëjë nominimin dhe të votojë”, tha ai.

“Ajo që duhet të bëjnë partitë tjera është që të marrin pjesë në votim dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit”, tha Bislimi.

Ai tha se LVV-ja ka bërë “disa propozime”, duke përmendur edhe “ndryshimin e metodës së votimit”, e cila po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz