back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeHumb jetën Heroina Haliti- Aliu, sot bëhet varrimi në Likoc të Skenderajt,...

Humb jetën Heroina Haliti- Aliu, sot bëhet varrimi në Likoc të Skenderajt, kryetari Fadil Nura shpreh ngushëllime

Të ngjajshme

Ter Stegen largohet nga Barcelona në afatin dimëror

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë, Ter Stegen është duke...

Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Suedia ndihmon ushtarakisht Ukrainën, nënshkruhet marrëveshja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kontrata e bashkëpunimit...

Nga një aksident komunikacioni i ndodhur mbrëm në Fushë-Kosovë, ka humbur jetën Heroina Haliti-Aliu, shkruan Drenica Press.

Sipas njoftimit të familjarëve të ndjerës, varrimi i Heroinës do të bëhet në fshatin Likoc në ora 19:00 përcjellë Drenica Press.

Lidhur me këtë lajm tragjik ka reaguar edhe Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka shprehur ngushëllime në emër të Komunës së Skenderajt.

Nura tha se “Të nderuara familje Haliti dhe Aliu,
Mëngjesi i sotëm nuk zbardhi si ditë tjera, ndërsa solli trishtim nga vdekja aq e papritur e bijës, përkatësisht nuses suaj.
Heshtja sot zë vendin e fjalëve dhe nëpërmjet saj shprehet dhembja që ndjejmë për vdekjen e bashkëvendëses sonë, Heroinë Haliti – Aliu, që Zoti, para se ta merrte në paqen e tij, i dhuroi emrin më hyjnor – NËNË!
Në këto momente të rënda që po përjetoni, bashkëndjejmë dhembjen tuaj të madhe dhe në nderim të pikëllimit, shprehim ngushëllimet tona, duke u lutur të gjeni forcën për të përballuar këtë trishtim!/DRENICAPRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz