back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleSkenderajSami Lushtaku ngushëllon për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Haxhi Mecini

Sami Lushtaku ngushëllon për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Haxhi Mecini

Të ngjajshme

Kryetari i PDK-së në Skenderaj dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Haxhi Mecini nga Klina e Epërme, duke e vlerësuar atë si një burrë të urtë, të respektuar dhe një atdhetar të palodhur.

“Haxhi Mecini ishte një burrë i urtë, i respektuar dhe atdhetar i vërtetë, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe shërbimit ndaj vendit”, ka thënë Lushtaku në reagimin e tij publik.

Ai e vlerësoi lartë kontributin e Mecinit si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas në periudhën e pasluftës, përmes angazhimit dhe veprës së tij, duke shtuar se ai do të kujtohet gjithmonë me nder dhe respekt nga të gjithë ata që e njohën.

Në fund, Lushtaku u shpreh: “Ngushëllime familjes Mecini, bashkëluftëtarëve, gjithë miqve dhe dashamirëve. U prehtë në paqe!”

https://www.facebook.com/share/p/15X7J6t4b3/?mibextid=wwXIfr

Të Fundit

Sport

ShowBiz