BallinaLajmePërvjetori i vdekjes së Albright, Ambasada Amerikane: Shpëtoi jetë të panumërta, progresi...

Përvjetori i vdekjes së Albright, Ambasada Amerikane: Shpëtoi jetë të panumërta, progresi i Kosovës, homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj

Të ngjajshme

Dembélé: Pak festë tani, por duhet të mbetemi të fokusuar për finalen e Championsit

Ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembélé, ka kërkuar përqendrim...

‘Mozën do ta..’, Akili shokon me pretendimet për Ferma VIP

Akili, ish-banori i edicionit të tretë të “Ferma VIP”,...

Dënohen dy punëtorët e “Pallatit të Rinisë” për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarit në...

“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti nuk i komenton fare deklaratat e fundit të Vjosa Osmanit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur përgjigjet ndaj...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka përkujtuar ish Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright në trevjetorin e vdekjes.

Në përkujtim, Ambasada Amerikane përmendi lidershipin e saj të guximshëm në lidhje me Ballkanin, dhe specifikisht Kosovën.

“Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane dhe lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Progresi i Kosovës është një homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në X.

Ambasada e SHBA-së kujtoi se në SHBA, Sekretari i Shtetit është “diplomati më i lartë i kombit” – “personi përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë botën dhe menaxhimin e një force të madhe pune globale”.

Albright vdiq më 23 mars 2022, në moshën 84-vjeçare. Ajo ishte gruaja e parë e zgjedhur Sekretare e Shtetit e SHBA-së në vitin 1997. Shërbeu në administratën e Bill Clintonit në një kohë lufte në Kosovë dhe emri i saj mbetet i paharruar në vendin e vogël ballkanik pikërisht për rolin e saj në pëfundimin e kësaj lufte dhe çlirimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz