BallinaRegjionalePolicia jep detaje për aksidentin me fatalitet në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Të ngjajshme

Kina pezullon prodhimin e fishekzjarrëve

Autoritetet kineze kanë urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të prodhimit...

A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se...

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në fshatin Çubrel, ku janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policies.

Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit ku bëri të ditur se bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër  prej tyre zyrtarë policor.

“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër  prej tyre zyrtarë policor.

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për  hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të  trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.

Sipas burimeve të Indeksonline, zyrtarët policorë që kanë mbetur të lënduar janë: Eldin Redzematovic, Aldis Vrevic Damir Eco dhe Binela Hamzic.

Në lidhje me aksidentin ka reaguar edhe kryetari i komunës së Skenderaj, Fadil Nura, përmes një postimi në facebook ku i shprehu ngushëllime dhe iu urojë shërim të shpejtë të lënduarve./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz