back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeRagip Xhaka: Mirënjohje dhe përkushtim ndaj Veteranëve të UÇK-së në Podujevë

Ragip Xhaka: Mirënjohje dhe përkushtim ndaj Veteranëve të UÇK-së në Podujevë

Të ngjajshme

Joao Cancelo e grushton një person në aeroplan

Mbrojtësi superyll i Portugalisë, Joao Cancelo, u bë viral...

Kurti s’pranon pyetje: Jo faleminderit, jam shumë me vonesë

Si jo rrallë herë, Kryeministri në detyrë i Kosovës,...

Kaq vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shpallur zyrtarisht 35...

Kandidati për deputet, Ragip Xhaka, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj veteranëve të Njësisë Speciale të UÇK-së gjatë një takimi në Podujevë. Xhaka e cilësoi këtë takim si një mundësi të veçantë për të nderuar sakrificat dhe kontributin e tyre të paçmuar në luftën për liri.

“Kam pasur nderin dhe kënaqësinë të takoj këta heronj të vërtetë, të cilët kanë dhënë gjithçka për vendin tonë. Angazhimi im është i palëkundur për t’i mbështetur ata dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës së tyre,” tha Xhaka.

Ai ritheksoi përkushtimin e tij për të qenë zëri i veteranëve dhe familjeve të tyre, duke premtuar se çështjet që prekin jetën e tyre do të jenë prioritet i angazhimit të tij politik.

Me këtë takim, Ragip Xhaka dëshmoi edhe një herë lidhjen e tij të fortë me komunitetin e luftëtarëve të lirisë, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe mbështetjes për ta. Nëpërmjet motove “#RagipXhaka34”, “#Xhaka34”, dhe “#PDK131”, ai shpalos vizionin e tij për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky takim është vetëm një nga hapat e shumtë që Xhaka po ndërmerr për të përforcuar angazhimin e tij politik dhe social në shërbim të popullit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz