Kohëve të fundit Kosova po tronditet nga rastet e shumta të dhunës në familje e në përpjekje të parandalimit të dhunës në familje, Organizata “Humanus Vita” në Drenas, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një tryezë të rrumbullakët kundër dhunës në familje, shkruan Drenica Press.
Në këtë takim ishte e pranishme Sandra Horina, Shefe e Zyrës për Kosovë nga Agjencia Austrake për Zhvillim, Hysen Thaqi – Zyrtar nga Sektori i Dhunës në Familje, Drejtoria e Përgjithshme e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë (DPP), në Prishtinë, përfaqësues nga institucioent e Drenasit, Hetues Enver Kastrati – Mekanizmi i Dhunës në Drenas, Zahrie Podrimçaku – Zyra për Barazi Gjinore, Vlorjan Meha- Qednera për Punë Sociale, Valentina Bajtullahu -Eksperte e Fushës për Dhunë në familje, mësimdhënës dhe nxênës nga shkollat e mesme të Komunës së Drenasit si dhe nga shoqëria civile.
Drejtoresha Ekzekutive e organizatës Humanus Vita, Doruntina Gashi hapi tryezën me një fjalë përshëndetëse, me ç’rast theskoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm me qëllim te vetëdijësimit të shoqërisë sonë, në Komunën e Drenasit dhe me gjerë.
“Ne synojmë të kemi ngritje të vetëdijës së nxënësve dhe qytetarëve në parandalimin e kësaj dukurie me qëllim të krijimit të familjes së shëndoshë dhe të sigurtë, një shoqëri demokratike në mënyrë që të drejtat e të dy gjinive të respektohen, kështu do të kemi avancim të të drejatve të grave”, tha Gashi ndër të tjera.
Ajo bëri edhe promovimin e dokumentarit “Të gjithë së bashku kundër dhunës ndaj gruas”, të mbështetur nga Agjenica Austriake për Zhvillim, i cili do të shfaqet për nxënësit e shkollave të mesme si dhe do të shfaqet në mediet e Kosovës.
Ndërsa Sandra Horina, Drejtuese e Zyrës për Kosovën nga Agjenica Austriake për Zhvillim, shprehu kënaqësinë që ishte e pranishme dhe në cilësin e donatorit mbështetës të projektit “Të gjithë së bashku kundër dhunës ndaj gruas”, i mbështetur nga Agjenica për Zhvillim e Austrisë , zyra në Kosovë dhe i zbatuar nga organizata jo qeveritare “Humanus Vita” në Drenas.
“Me anë të këtij projekti zyra e jonë si dhe organizata në fjalë, synojmë të vetëdijësojmë
popullatën në përgjithësi dhe në veçanti Komunën e Drenasit kundër fenomenit
negativ të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, rëndësinë e raportimit tek Policia e Kosovës si dhe tek linja ndihmëse e cila funksionin në kuadër të prokurorisë së shtetit si dhe shërbimet ekzistuese për t’i ndihmuar të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje.”, tha Horina.
Ajo mē tej shtoi se fenomeni i dhunës në familje nuk është prezent vetem në Kosovë por në terë botën dhe paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe paraqet një sfidë
në arritjen e barazisë gjinore.
Zonja Horina në fund, falendëroi organizatorin për organizmimin e kësaj ngjarje duke
ju dëshiruar suksese në zbatim dhe në arritjen e të gjitha rezultateve të synuara
drejt eleminimit të çfarëdo lloj dhune ndaj gruas.
Në emër të Policisë së Kosovës dëshiroj të falënderoj përfaqësuesit e shoqatës Humanus Vita dhe agjencia pèr Zhvillim Austriak pèr organizimin e kësaj punëtorie, për dhunën
në familje si dhe për realizimin e dokumentarit
së bashku kundër dhunës në familje”.
“Në të kaluarën në Kosovë për një kohë të gjatë dhuna në familje ka qenë njè temë tabu, përveç se është hezituar që të raportohet
nga viktimat pèr arsyeje tè ndryshme, si traditat e vjetra të trashèguara brez pas brezi, frika që kanë viktimat për të raportuar dhunën e shkaktuar nga anëtari i familjes, mungesa e vetëdijësimit të viktimave për dhunën në familje dhe tè drejtat e saj ligjore, mungesa e
besimit në institucionet shtetërore që ofrojnë mbrojtje dhe siguri për viktimat e dhunës në familje etj., njëkohësisht në disa raste dhuna në familje është neglizhuar dhe èshtè cilèsuar si qështje private që kèrkon zgjidhje brenda familjes edhe nga institucionet.
Prezent në këtë ngjarje ishin edhe nxënësit nga shkollat e mesme të Drenasit të cilët ndër të tjera kërkuan që kjo temë të futej si lënd në shkolla.
Pas shfaqjes së dokumentarit diskutimi vazhdoi nga të pranishmit, duke e cilësuar si shumë të rëndësishme tryezen e mbajtur kundër dhunës në familje, nga Organizata Humanus Vita.
Kujtojmë që ky projekt është mbështetur nga Austrian Development Agency.