back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeLushtaku, PDK: Aparati shtetëror po dështon të mbrojë viktimat e abuzimeve seksuale

Lushtaku, PDK: Aparati shtetëror po dështon të mbrojë viktimat e abuzimeve seksuale

Të ngjajshme

Zyrtare- Liburn Aliu, drejtori i ri i Portit të Durrësit

Liburn Aliu është zyrtarisht Drejtori i ri i Portit...

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa...

Lajmërojeni policinë nëse e shihni personin në foto, po kërkohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për...

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë për rastet e abuzimeve seksuale që kanë tronditur opinionin publik, duke thënë se aparati shtetëror ka dështuar në mbrojtje të viktimave.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Lushtaku tha se rasti i 11 vjeçares së abuzuar seksualisht, duhet të shërbejë si alarm për zgjimin e institucioneve në marrjen me kohë të hapave parandalues.

“Le të jetë rasti i 11 vjeçares, një jehonë zgjimi për shoqërinë dhe për institucionet. Le të na shërbej, vuajtja e saj dhe e shumë vajzave si ajo, si pikë e kthesës së madhe në shoqërinë tonë”, tha ai.

Lushtaku u shpreh se për fat të keq, institucionet përkatëse e shfrytëzuan këtë rast për agjendë ditore politike, duke tentuar që atë çfarë po ndodhë t’ua atribuojnë të tjerëve.

“Në Kosovë haptazi, vendet që do duhej të shërbenin për turizëm apo rekreacion janë shndërruar në çerdhe për dhunues dhe trafikantë. Institucionet përkatëse nuk marrin mundin për ti kontrolluar. Motelet nëpër Kosovë janë shndërruar në shtëpi ku në pikë të ditës abuzohet me njeriun, kurse sallonet tjera të cilat haptazi promovojnë prostitucionin dhe vendet ku kontrabandohet me substanca narkotike, janë vetëm disa shembuj për të ilustruar letargjinë që ka kapluar institucionet shtetërore. Ne mund të flasim gjatë për atë që ka ndodhur, po ndodhë dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen, por motivi im për të ngritur zërin për këtë çështje është që të lëvizim në drejtimin e parandalimit dhe luftimit të pa kompromis ndaj çdo individi, grupi apo dukurie që cenon rendin tonë demokratik dhe ligjor”, theksoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz