Kosova do të luajë sot ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë.
Pas fitores në ndeshjen hapëse të grupit 2 në Ligën C të Nations League ndaj Qipros, Dardanët kërkojnë ta vazhdojnë serinë e mirë në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe Greqia vjen nga një fitore dhe të dy skuadrat hyjnë në këtë takim si lidere të grupit.
Trajneri i Kosovës, Giresse u shpreh se e ka studiuar kundërshtarin dhe pret që ta dominon takimin si vendas.
“Padyshim që është zgjedhje e vështirë duke pasur parasysh lojtarët cilësor që kemi, sidomos duke ditur që në disa reparte kemi opsione të shumta, krahët e sulmit gjithmonë është problematike të zgjidhen startuesit”, tha fillimisht selektori i Kosovës.
“E kemi filluar kampanjën me rezultat pozitiv, e kemi studiuar kundërshtarin në ndeshjen e tyre ndaj Irlandës Veriore, nuk do i kem parasysh ndeshjet e kaluara ndaj Greqisë, do mundohemi ta dominojmë lojën”, përfundoi ai.