back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajme22 vjeçari nga Kosova ndiqet nga patrulla e policisë në Shqipëri, braktis...

22 vjeçari nga Kosova ndiqet nga patrulla e policisë në Shqipëri, braktis “Audin”

Të ngjajshme

Ekskluzive: Erdogan Brando në bisedime me Rahovecin

Ish-futbollisti i njohur, tani trajneri Erdogan Brando është pranë...

Theret me thikë një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një person është therë me thikë në rrugën “Ilir...

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Letoni

Na ndajnë edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes...

Dogana ndalon mallra të falsifikuara “Gucci”, “Louis Vuitton”

Zyra Doganore në Prishtinë ka realizuar një sërë aksionesh...

Pothuajse 50 furra buke mbyllen çdo vit në Zvicër

1000 furra buke janë mbyllur në 20 vitet e...

Një 22 vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi mbrëmjen e djeshme është konstatuar duke transportuar emigrantë të paligjshëm. I riu që lëvizte me “Audi” nuk i është bindur as patrullës për të ndaluar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, të cilin më pas e kanë gjetur të braktisur në Fushë Krujë. Në këtë mjet ishin pasagjerë 4 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

22 vjeçari me inicialet P.G, ju kishte premtuar atyre se kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana drejt Kosovës, me automjetin “Audi” që e kishte marrë me qira në Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P. G., 22 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas, pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip “Audi”.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, të cilin më pas e kanë gjetur të braktisur në Fushë Krujë. Në këtë mjet ishin pasagjerë 4 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, të cilëve shtetasi P. G. iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana drejt Kosovës, me automjetin “Audi”, që e kishte marrë me qira në Kosovë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz