Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës ka shënuar sërish rritje, por kjo rritje po shihet si e lehtë nga përfaqësues të naftëtarëve të Kosovës.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, i ka thënë Paparacit se kjo rritje është shënuar për një apo dy centë.
“Është një rritje e lehtë e çmimit të naftës që sot Dieseli është 1.68 euro ndërsa benzina 1.70. Është rritje krejt e lehtë sepse është rritur vetëm 1 apo 2 centë dhe nuk ka nevojë të bëhet panik”, ka thënë ai.
Para disa ditësh, çmimet e derivateve për naftë kanë qenë rreth 1.65 euro, ndërsa për benzinë 1.66 euro.
Çmimet e naftës kanë arritur nivele të reja pasi liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për ndalimin e importit të naftës ruse gjatë mbrëmjes të së hënës.
Një rritje prej 10 lekësh është parë të ketë ndodhur nga 1 qershori në Shqipëri.