BallinaLajmeKDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues

KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues

Të ngjajshme

“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Gruda thotë se është lojë politike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se PDK nuk...

Casemiro shënon me kokë, i jep epërsinë Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Brentfordit. Është...

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për të çuar përpara zgjedhjen e Presidentit pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues, duke paralajmëruar se një veprim i tillë cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues dhe funksionimin e demokracisë parlamentare në vend.

Në reagimin e tij,  KDI thekson se vendimet dhe praktika e Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kanë sqaruar qartë standardin që duhet ndjekur për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas këtij standardi, procedura kërkon pjesëmarrjen e së paku dy të tretave të të gjithë deputetëve në dy raundet e para të votimit, ndërsa vetëm pas përmbushjes së këtij kushti mund të vazhdohet në raundin e tretë.

Sipas KDI-së, transmeton Klankosova.tv çdo tentativë për të anashkaluar këtë rend kushtetues dhe për të zgjedhur Presidentin me një numër të kufizuar deputetësh në sallë përbën shkelje të hapur të Kushtetutës dhe deformim të parimeve themelore kushtetuese.

Instituti nënvizon se nuk ekziston asnjë bazë ligjore që lejon uljen e kuorumit, pavarësisht pretendimeve për mungesë të deputetëve.

KDI vlerëson se një qasje e tillë krijon precedent të rrezikshëm dhe hap rrugë për interpretime të njëanshme të rregullave kushtetuese.

Për këtë arsye, u është bërë thirrje deputetëve që të respektojnë standardet kushtetuese dhe të shmangin veprime që mund të thellojnë krizën institucionale në vend.

Në fund, Instituti ka kërkuar nga përfaqësuesit e zgjedhur që të ndalojnë çdo veprim që cenon rendin kushtetues dhe të rikthehen në respektimin e plotë të procedurave të përcaktuara me Kushtetutë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz