BallinaShqiptareAnkohen turistët: Çmimet në Ksamil tejet të larta, rrugët me gropa

Ankohen turistët: Çmimet në Ksamil tejet të larta, rrugët me gropa

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Ksamili, një nga destinacionet tërheqëse dhe me çmimet më të larta në bregdetin e Jugut nuk ofron atë për të cilin paguajnë turistet. Këta të fundit janë përballur me rrugë gjithë gropa e mbetje nëpër qytet e plazh.

Vera është në prag por Ksamili ende nuk është gati të presë turistët.

I njohur si një nga destinacionet tërheqëse të Jugut, por edhe me çmimet më të larta të zonës, duket se infrastruktura rrugore nuk i përgjigjet fluksit turistik.

Rrugët që të çojnë drejt plazheve janë gjithë gropa.

Disa prej tyre nuk janë shtruar ende, duke krijuar vështirësi në lëvizje.

Panorama aspak e këndshme nuk i ka shpëtuar syrit të vizitorëve.

“Jam nga Spanja, kemi shëtitur gjithë rivierën sdhqiptare dhe është e bukur. Më pastër nga çfarë e kisha imagjinuar. Është maji dhe Ksamili është i qetë.Tani nuk ka shumë njerëz, por me siguri më vonë pastrimi do të jetë një problem. Rruga është në rregull por unë imagjinoj më shumë turistë në verë. Infrastruktura nuk është e mjaftueshme.”

Në jug turistët thonë se rrugët janë të rrezikshme.

“Ksamili është i mrekullueshëm por rruga është shumë e keqe. Dje ishim në Syrin e Kaltër dhe rruga për atje ishte e rrezikshme.”

Për banorët rezidentë shqetësim përbën mungesa e sinjalistikës.

“Viza të bardha nuk ka, ecin çunat e rinj si të tërbuar. Jemi pleq, kemi frikë. Dhe vetë hutohemi, jo fëmijët e vegjël”.

Për problemet që ndeshin gjatë gjithë vitit e veçanërisht gjatë sezonit i janë drejtuar Bashkisë, por zgjidhje nuk kanë marrë.

“Pse mos të ketë sinjalistikë dhe të jetë policia rrugore. Vjet dhe parvjet kanë ardhur, sivjet nuk po i shohim dhe pse sezoni ka filluar.”

Në Ksamilin turistik shqetësim janë edhe mbetjet urbane që nuk pastrohen vazhdimisht. /oranews/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz