back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeShtrëngata shiu e breshër, parashikimi i motit për këtë javë

Shtrëngata shiu e breshër, parashikimi i motit për këtë javë

Të ngjajshme

Predha e armës i depërton në kuzhinë- fqinjët po festonin në aheng familjar

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm u...

Sekuestrohet kokainë në vlerë 300 mijë euro në Prizren, arrestohet një person

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për...

Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius

Nesër pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira...

Jennifer Aniston prek me fjalët pas vdekjes së Matthew Perry

Jennifer Aniston ka bërë një rrëfim prekës për ndarjen...

Mot i nxehtë mbetet edhe në ditët e ardhshme mbi vendin tonë, megjithëse orëve të pasdites priten kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Ditën e shtunë do të ketë më shumë gjasa për zhvillime të shtrëngatave me shi, që mund të jenë edhe më të shtrira mbi vend.

Sipas Prishtina Weather, dita e diel më pas sjell mot më të freskët, me të reshura shiu, që do të jenë më intensive orëve të mëngjesit. Kushte për reshje lokale shiu e bubullima priten edhe ditën e hënë.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, megjithëse herë-herë shkaku i koncentrimit më të rritur të pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare e të dobëta. Ditën e shtunë erëra veriore shpërndajnë pluhurin, e cilësia e ajrit do të jetë më gjatë në vlera të pranueshme.

26.05 – Nxehtë, me vranësira e intervale me diell. Pasdite nga veriu i vendit mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

27.05 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

28.05 – Nxehtë e me vranësira. Nga mesdita priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të jenë më intensive dhe me breshër.

29.05 – Më freskët, kryesisht me vranësira, në mëngjes me reshje më të dendura shiu dhe bubullima.

30.05 – Pjesërisht vranët, me kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 12C e 14C, ndërsa maksimalet nga 30C zbresin edhe në 19C e 20C ditën e diel.

Era ndryshon drejtimin në verilindje gjatë fundjavës që frynë e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas me tendencë të rënies.

- Advertisement -

Të Fundit