back to top
Wednesday, October 8, 2025
BallinaSportE pa besueshme paga që PSG ia propozon Mbappes për ta vazhduar...

E pa besueshme paga që PSG ia propozon Mbappes për ta vazhduar kontratën

Të ngjajshme

Presidenti i FIFA-s Infantino sot vjen në Kosovë, dekorohet nga Vjosa Osmani

Numri një i futbollit në botë, presidenti i FIFA-s,...

Plagosja e zyrtarit të BDI-së, deklarohen nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Maqedoninë e Veriut njofton se atentati...

Komisioni Evropian propozon rritjen e tarifave për importin e çelikut

Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin...

Cilat projekte të Ferizajt i bllokoi Qeveria Kurti? – Flet Agim Aliu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili po synon...
- Advertisement -

Paris Saint-Germain thuhet se i ka ofruar Kylian Mbappes një kontratë të re fitimprurëse me vlerë rreth 800,000 funte në javë në një përpjekje për ta mbajtur atë në klub.

E ardhmja e Mbappe përtej përfundimit të sezonit aktual mbetet e pasigurt, me marrëveshjen e tij në “Parc des Princes” që do të skadojë më 30 qershor.

Real Madridi është konsideruar prej kohësh si skuadra favorite për të rrëmbyer 23-vjeçarin kur ai të bëhet lojtar i lirë, me “Los Blancos” që raportohet se janë të sigurt se ai do të bëjë presion për ta realizuar kalimin në “Santiago Bernabeu” këtë verë, përcjellë KosovaPress.

Megjithatë, PSG nuk i ka hequr ende shpresat për të bindur Mbappen për të qëndruar në kryeqytetin francez dhe “Goal” raporton se ata kanë bërë një ofertë përfundimtare për ta mbajtur atë në klub.

Raporti pretendon se PSG-ja është e gatshme ta bëjë Mbappen më të paguarin në skuadër përpara lojtarëve si Neymar dhe Lionel Messi, me një kontratë me vlerë rreth 50 milionë euro në vit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz