back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajme“Ishte shkaku që djali la nusen”- Bashkëshortja e 61-vjeçarit pastron njollat e...

“Ishte shkaku që djali la nusen”- Bashkëshortja e 61-vjeçarit pastron njollat e gjakut dhe tregon si Xhevahir Hoxha vrau të renë

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Pamje të rënda janë ato brenda banesës ku ndodhi krimi i rëndë në Fier, ku 61-vjeçari Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, 30-vjeçaren Merushe Hazizi.
Teksa pastron njollat e gjakut, bashkëshortja e Xhevahirit, e cila është edhe njerka e Fatjonit tregon debatet që kishin në familje, të cilat çuan edhe në krimin e rëndë.

Sipas saj, ishte e ndjera shkaku se Fatjoni, që ajo e quan djalin e saj, ishte ndarë nga bashkëshortja e parë, me të cilën kishte një djalë 8 vjeç. Kjo e fundit ishte rimartuar në Durrës pas ndarjes me Fatjonin, i cili kishte krijuar një lidhje paralele me Merushën.

“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu”, tregon ajo.

Pyetje: Çfarë i ke këta?

Gruaja: E kam djalin e burrit

Pyetje: Sa koha kishte nusja që kishte ardhur këtu?

Gruaja: Një muaj, se rinte andej me qira.

Pyetje: Ku ishe ku ndodhi vrasja?
Gruaja: Isha andej poshtë, kam një kuzhinë andej

Pyetje: Kur erdhe këtu çfarë pe?

Gruaja: Deri aty te dera erdha unë se brenda nuk hyra, se nuk duroja dot unë

Pyetje: Burrin tuaj kush e gjeti?

Gruaja: Burri iku u var.

Pyetje: Ju tregoi për vrasjen?

Gruaja: Jo jo, iku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz