back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaBotëStoltenberg flet për planin e NATO-s pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë

Stoltenberg flet për planin e NATO-s pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Stoltenberg flet për planin e NATO-s pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se aleanca është “në mes të një transformimi shumë themelor” që do të pasqyrojë “pasojat afatgjata” të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.

- Advertisement -

Në intervistë, Stoltenberg thotë se NATO po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj si një përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus, shkruan BBC.

Stoltenberg shton se fokusi i tij është të sigurojë që aleatët e tjerë të NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2% shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre.

Ministrat e NATO-s janë takuar në Bruksel javën e kaluar për të diskutuar se sa larg duhet të shkojnë në sigurimin e pajisjeve ushtarake për Ukrainën.

Sfida për NATO-n gjatë gjithë kësaj lufte ka qenë se si t’i jepte aleatit të saj Ukrainës mbështetje të mjaftueshme ushtarake për t’u mbrojtur pa u përfshirë në konflikt dhe pa u gjetur në luftë me Rusinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz