BallinaLajme‘Është koha që Dick Marty të tregojë se si e krijoi narrativën...

‘Është koha që Dick Marty të tregojë se si e krijoi narrativën që e dërgoi Thaçin në Hagë’

Të ngjajshme

Sulmi i Izraelit godet iranianët aty ku u dhemb më së shumti

Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor,...

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për deklaratat...

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa...

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë...

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se sh-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur nga policia zvicerane, pasi që ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb në mënyre për ta diskredituar Kosovën, e për këtë ka reaguar kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se duhet të tregoi se si e krijoi narrativen e famshme rreth organeve, shkruan Gazeta Metro.

Pacolli më tej ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, tani është koha që Dick Marty të rrëfejë se si e krijoi narrativën e tij që dërgoi Hashim Thaçin para organeve të drejtësisë në Hagë.

Një hetim ekskluziv, televizioni publik zviceran raporton të ketë zbuluar se prej dhjetorit të vitit 2020, ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është nën mbrojtje të policisë zvicerane. Ish-prokurori zviceran raportohet se qe kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimit të inteligjencës serbe. Gjithçka nisi 16 muaj më parë, raporton emisioni “Mise au Point” që bisedoi me Dick Martyn, në shtëpinë e tij në Ticino të Zvicrës

Postimi i plotë:

“Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur qe ai të tregoi se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka z. Hashim Thaqi sot është në paraburgim në Hagë”./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz