Komuna e Skenderajt ka bërë një reagim ndaj disa pamjeve, të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale për gjendjen e ambulancës në fshatin Llaushë. Komuna e Skenderajt përmes një komunikate tha se kjo ambulancë nuk është në funksion nga viti 2020 e mbyllur nga qeverisja e kaluar. Përveç kësaj ambulance, ishin mbyllur edhe ambulancat në Likoc e Qubrel, ku në Likoc posa kemi marrur mandatin e kemi rifunksionalizuar, ndërkaq edhe ambulancat tjera në Llaushë, Qebrel dhe fshatrat tjera, do të jenë shpejt në funksion, në shërbime ndaj qytetarëve, përcjellë Drenica Press.
Komuna e Skenderajt thotë se: “Reagim në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale për gjendjen e ambulancës mjekësore në Llaushë. Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve dhe opinionit publik në përgjithësi, dje në rrjete sociale ka qarkulluar një video e vjetër e cila paraqet gjendjen e ambulancës mjekësore në fshatin Llaushë. Kjo AMF është e mbyllur që nga korriku i vitit 2020 nga qeverisja e kaluar. Si qeverisje komunale, jemi në fazën finale të përcaktimit të stafit mjekësor dhe shpejt kjo AMF do të kthehet në shërbim të qytetarëve të Llaushës. Gjithashtu edhe AMF në fshatin Qubrel është mbyllur në fillim të vitit 2020, e të cilën do të përpiqemi gjithashtu ta kthejmë në funksion sa më parë.