BallinaLajmeUrime! Në Skenderaj, tre të rinj me aftësi të kufizuara fillojnë bizneset...

Urime! Në Skenderaj, tre të rinj me aftësi të kufizuara fillojnë bizneset e tyre ( FOTO)

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, drejtoresha e zhvillimit ekonomik, Besarta Meha-Ademi, asambleisti i PDK së, Mentor Mehmeti, Valon Ismajli, drejtor i Qendres Kosovare për Vetpërkrahje, gjatë ditës së sotme ishin mysafirët e parë për të uruar fillimin e biznesve, tre të rinjëve me aftësi të kufizuara në Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Kryetari i Skenderajt u shpreh i entuziazmuar me vullnetin dhe vizionin e këtyre personave për të ardhmen, ku tha se javët në vazhdim do të shtohet numri i personave tjerë me aftësi të kufizuar, të cilët do të hapin bizneset në komunën e Skenderajt.

Kryetari, Nura, tha se: “Arsimi, Edona dhe Donjeta, sot nisen mbarë punën e tyre në bizneset individuale dhe përfshirjes direkt në punësim, në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian, që implmentohet nga Qendra Kosovare për Vetëpërkrahje, e ku edhe ne si Komunë bashkëfinancojmë këto aktivitete dhe nisma të tilla, që kanë për qëllim mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara në punësim dhe mbajtje të familjes.
Javën e ardhshme pritet të shtohet numri i personave me aftësi të kufizuara që do të fillojnë punën në kompani private dhe në vetëpunësim.
Përpjekjet tona do t’i vazhdojmë çdo ditë të javës, me qëllim që të krijohen mundësitë e barabarta për të gjithë në punësim./DRENICA PRESS/”