back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeNjë kg speca, sa një kg mish, 8 euro – Dogana nuk...

Një kg speca, sa një kg mish, 8 euro – Dogana nuk ka përgjigje

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...

Gjatë verës, kur çmimi i një kilogrami speca shitej rreth 90 centë, askush se kishte menduar se pas disa muajve do të shumëfishohej. Tash, ka raste kur çmimi është pothuajse i njëjtë më atë të mishit.

Në disa markete të vendit, një kilogram speca po shitet deri në 8 euro.
Për këtë çmim, janë ngritur dyshime. Nga marketet thonë se kur po furnizohen në Fushë Kosovë, me shumicë ua shesin 6.5 euro kilogramin e specave. Por, nëse u kërkojnë faturë, çmimi aty iu figuron 2 euro për kilogram.

Dyshimet janë se ose importuesit po e ulin çmimin në dokumente për t’i ikur doganës ose importuesit po e lënë çmimin kështu për të fituar shumë më shumë.

Gazeta Express ka dërguar pyetje qe dy ditë në Doganën e Kosovës, për të marrë informacione se për sa euro është importuar kilogrami i specave gjatë këtij muaji, si dhe statistikat e importit në vitet e fundit.

Pavarësisht se pyetjet janë ridërguar, nga Dogana ende s’kanë kthyer përgjigje./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz