BallinaLajmePunësimet e militantëve në KEK, kundërpërgjigjet VV: Do të bëjmë padi për...

Punësimet e militantëve në KEK, kundërpërgjigjet VV: Do të bëjmë padi për shpifje

Të ngjajshme

Blakaj: Gërvalla e Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për Presidente

Ish‑anëtari i kryesisë së degës së GUXO‑s në Pejë,...

Sportingu e bën të pamundurën, në vazhdime e shënon golin e katërt

Sportingu i Lisbonës është rikthyer nga humbja prej 3-0...

Sekretari për Media dhe Komunikim në Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, thotë se partia në pushtet nuk është e përfshirë në punësimin e 128 personave në KEK shumica nga ta familjarë të funksionarëve të VV-së dhe militantë të Vetëvendosjes.

Manxhuka është arsyetuar se asnjë zyrtar i VV-së nuk e ka askënd të punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës në procesin rekrutues të kësaj ndërmarrje.

Ai madje i ka quajtur shpifje raportimet e mediave shpifje dhe paralajmëroi padi, raporton Gazeta Express.

“Lëvizja njofton opinionin publik se nuk është e përfshirë në punësime partiake dhe se ka qenë gjithnjë kundër praktikave të punësimit me kriter përkatësinë politike. Asnjë zyrtar i LV-së nuk e ka askënd aty dhe ato që janë publikuar janë shpifje për të cilat janë bërë ankesat dhe do të bëhen paditë përkatëse ditëve në vijim”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz