BallinaLajmeSkenderaj, përkujtohen 17 martirët e fshati Kuçicë

Skenderaj, përkujtohen 17 martirët e fshati Kuçicë

Komuna e Skenderajt sot ka përkujtuar 17 martirët e fshatit Kuçicë, që shënon njërën nga krimet e tmerrshme të ushtrisë serbe ndaj banorëve të pafajshëm në komunën e Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku tha se:”Në nderim të jetës dhe veprës së 17 martirëve të fshatit Kuçicë, sot bëmë nderime pranë pllakës përkujtimore në të cilën janë gdhendur emrat e martirëve të vrarë me 6 prill 1999 në këtë fshat. Hakmarrja dhe mizoria e kriminelëve serbë ishte e pamëshirshme edhe ndaj civilëve të pafajshëm në Kuçicë. Ashtu siç dihen emrat e viktimave, para drejtësisë duhet të dalim edhe emrat e kryerësve të këtyre krimeve mizore dhe të marrin dënimin e merituar.

Ne sot si institucione, duke nderuar dëshmorët e martirët e rënë, nderojmë familjet, shoqërinë e shtetin tonë, i cili është ngritur falë sakrificës sublime të të rënëve gjatë luftës sonë çlirimtare.

Lavdi e përjetshme!
SL