back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmePunësimet e fundit në KEK, Prokuroria nis hetimet

Punësimet e fundit në KEK, Prokuroria nis hetimet

Të ngjajshme

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetimet për punësimet që u raportuan së fundmi në Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK.

Sipas njoftimit, Prokuroria ka nisur hetimet pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Hetimet kanë filluar më 04.04.2022 dhe bazuar në njoftimin e Prokurorisë do të ndërmerret të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave në fuqi.

Kujtojmë se për punësimet dhe nepotizmin në KEK, së fundmi është deklaruar edhe Patriot Brahimi, i cili është djali i dëshmorit, Halim Brahimi, i cili ka thënë se është kërcënuar pasi që foli publikisht për emrat e disa familjarëve të zyrtarëve të KEK-ut që u punësuan në konkursin e fundit.

Njoftimi nga KEK:

Prishtinë, 5 prill 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 04.04.2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz